U mblodhën bashkë të gjitha legjendat, por vetëm njëri dominoi!

Legjenda gjeorgjiane e Milanit, Kaka Kaladze, organizoi, këto ditë, një ndeshje me qëllime humanitare në Tbilisi, ku luajtën shumë yje të futbollit botëror. Para publikut, në kryeqytetin e Gjeorgjisë, dolën në fushë dhe luajtën Shevçenko, Rivaldo, Maldini, Zaneti, Krespo, Boban…, por, sidoqoftë, ylli kryesor në këtë ndeshje ishte Françesko Toti që, pak ditë më parë, mbushi 41 vjeç. Ai, në këtë ndeshje shënoi një gol të mrekullueshëm nga distanca dhe dha një pasim për gol.

Legjenda romane e futbollit i tha lamtumirë futbollit si lojtar para katër muajsh, kurse tani që u kthye në fushë, ai dukej si një lojtar që kurrë nuk e ka lënë futbollin. Toti i kaloi në fushë të gjitha të 90 minutat, ndërkohë që shumë tifozë gjeorgjianë u përpoqën që t’i afroheshin dhe ta përshëndesnin atë.

Sfidanti.al