Marchionne i hidhëruar: Pa problemet teknike Ferrari do kishte fituar në Malajzi

Dy garat e fundit në Botërorin e Formula 1 në Singapor dhe Malajzi rezultuan një katastrofë për skuadrën e Ferrarit. Presidenti i Kokëkuqes italiane, Sergio marchionne, ka folur për gjithcka e sidomos rendimentin e kësaj makinë në këto dy gara.

‘Nuk diskutohet që pa problemet mekanike Ferrari do të kishte marrë një fitore të dyfishtë-tha Marchionne-pa ndërhyrjet nga jashtë do të ishim në vendin e parë dhe të dytë dhe kjo është pozitive’

Marchionne nuk i anashkaloi aspak problemet me të cilat është përballur Ferrari në këto gara.

‘Fakti që patëm probleme me motorët ka të lidhje me dy gjëra; së pari bëhet fjalë për një skuadër të re dhe që është ende duke mësuar se si administrohen situatat-vijoi Marchionne- dhe së dyti, kuptuam se cilësia e componentistikës nuk është i nivelit të duhur.

Sfidanti.al