Periudha e pushimit për ndeshjet e Kombëtareve e gjeti Bayernin në momentin më të errët të tij. Skuadra bavareze mbylli një javë krejtësisht për t’u harruar që u shoqërua me humbjen e rëndë 3-0 ndaj Paris Saint Germain për të kulmuar me shkarkimin e trajnerit Ancelotti. Por rrethi nuk u mbyll këtu, të dielën bayerni shpërdoroi nja avantazh 2-0 me Herthën e Berlinit për t’u ndalur në barazimin 2-2 duke shënuar ndeshjen e tretë radhazi pa fitore. ‘Nuk jemi më skuadra më e fortë në Gjermani-ishte deklarata e Drejtorit Sportiv të Bayernit, Hasan Salihamidzic pas përballjes me berlinezët. Herën e fundit që një drejtues i klubit bavarez ka thënë një frazë të tillë ka qenë në vitin 2012 me Karl Heinz Rummenigge pas humbjes 5-2 me Borussia Dortmund në Kupën e Gjermanisë. Në atë kohë Rummenigge theksoi ajo që duhet të bënte klubi ishte të pranonte disfatat dhe të korrigjonte sa më shpejt gabimet.
Sfidanti.al