Italia në alarm, dëmtohen me radhë futbollistët

Italia do të ketë një sërë mungesash në ndeshjet e saj të radhës me Maqedoninë e Shqipërinë për eliminatoret e Botërorit 2018 që do të luajë në 6 dhe 9 tetor. Giampiero Venturën e ka zënë dhimbja e kokës pasi reparti i mesfushës është më i dëmtuari. Italia nuk do të ketë në dispozicion Marco Verrattin, ndërkohë që edhe Lorenzo Pellegrini u largua nga qendra stërvitore në Coverciano për shkak të një dëmtimi në pulpë. Probleme ka edhe për De Rossin për praninë e të cilit dyshimet janë shumë të mëdha. Por telashet për Të Kaltrit nuk mbyllen këtu. Listës së mungesave i shtohet Andrea Belotti i cili pësoi një dëmtim në gju gjatë ndeshjes me Veronën në kampionat në këtë fundjave dhe për fatin e mirë të tij ky dëmtim nuk pati këputje të ligamenteve.

Sfidanti.al