Skenat e dhunës së shfaqur në Catalunya ditën e referendumit për pavarësinë e rajonit kanë shokuar dhe prekur të gjithë e në mënyrë të vecantë Gerard Pique. Qendërmbrojtësi, që gjatë gjithë kësaj kohe është shprehur në favor të mbajtjes së këtij referendumi, u pa i përlotur në media pas përfundimit të ndeshjes mes Barcelonës dhe Las Palmasit ku deklaroi se nuk e përjashton mundësinë e tërheqjes nga skuadra e Spanjës edhe përpara Botërorit të Rusisë.
‘Mendoj se mund të vazhdoj të jem pjesë e kombëtares spanjolle-tha Pique-Në spanjë ka shumë persona që kanë dalë kundër asaj cfarë ndodhi në Catalunya. kjo është demokraci, përndryshe nuk do të kisha ardhur për të luajtur. Por unë mund të them edhe këtë; nëse për trajnerin apo drejtuesit e Federatës jam problem, atëherë do të tërhiqem nga përfaqësuesja spanjolle përpara vitit 2018’.
Ndërkaq, trajneri Lopetegui e ka dhënë përgjigjen e tij ndaj kësaj deklarate të Pique duke e konfirmuar në listën e të grumbulluarve. Në të njëjtën kohë trajneri i La Rojas, ka zbuluar edhe emrat e zëvendësuesve të Moratës, Iniestës dhe Carvajal që do të jenë pikërisht Aduriz, Viera dhe Odriozola.
sfidanti.al