Mrekullia e Kombëtares: loja në ulje, biletat ne ngjitje..!

Loja me biletat për ndeshjet e Kombëtares , shkon gjithnjë në ngjitje. Vetë loja e Kombëtares në fushë , sidomos në ndeshjen e fundit me Gjergjinë,  ishte me ulje të theksuar. Pra ka një “lidhje” logjike : sa më e pabukur Kombëtarja , aq më shumë do të paguash për ta parë.  Kështu kjo ndeshje e muajit nëntor me Çekinë do të shesë bileta të shtrenjta sepse jemi kthyer me sukses  pas në vite  , si dikur që festonim dhe gëzoheshim kur “çunat e kombit” kalonin mesin e fushës…

Thonë se Kombëtarja këtë herë me Çekinë do t’a justifikojë me lojë çmimet kacafiu te  biletave. Një gjë është e sigurt:  më keq se me Gjeorgjinë nuk munden ta  kurdisin dot  lojën. Thonë se do të jetë plot  me raste dhe me gola kjo me Çekinë, ngaqë  me gjeorgjianet  nuk shkuam asnjëherë në portë. Kjo edhe  për shkak të ..direktivës së gabuar. “Zoti kuqezi” i   paska lidhur  këmbët Silvinjos dhe ekipit , duke i këshilluar  para ndeshjes që ekipi të shtrëngojë frenat e dorës, të  luajë për barazim! Dhe trajneri ynë u tregua”besnik”, ekipi vente e vinte  vërdallë në fushë, sikur Gjeorgjia te mos kishte portë fare…

Sfidanti.al