Është shndërruar pothuajse në anektodë penalltia e Lautaro Martinezit të Interit ndaj Egnatias, së cilës akoma i shfaqet ne gjumë. Lautaro, një sulmues klasi, i cili kombinon mrekullisht forcën goditëse dhe talentin për të shënuar, u kap në një skenë komike , që as nuk shkonte fare me “modën” e miqësoreve. Argjentinasi, sikur ta kishte bërë me fjalë me arbitrin, u rrëzua para kohe në fushë dhe e la me gisht në gojë dhe Malotën, që zakonisht nuk është i pafajshëm në kësi rastesh…
Edhe media italiane këtë herë e kishte parë me “kujdes” ndeshjen Interi-Egnatia, pasi e vulosi si “penallti të turpshme”. Pse themi me kujdes? Sepse pas ndeshjes Partizani-Roma në Tiranë, një titulli madh në të mirënjohurën “Corriere dello Sport” të linte me gojë hapur: “ Roma fiton 2-1 me Partizanin e Beogradit”. Ishalla nuk e ka parë këtë titull edhe trajneri Murinjo, i cili ishte dhe “organizatori i ndeshjes” pas një telefonate kortezie me kryeministrin Rama…
Sfidanti.al