Magji e zezë e Tiranës ndaj fanelës bardheblu…

Pas Derbit “misterioz”  me Tiranën , e pyetën presidentin e Partizanit, Demi, nëse Partizani kishte “mëshiruar” Tiranën ,pasi  aq fantazëm  nuk ishte shfaqur ekipi në derbi. Përgjigja e tij ishte më shumë ekonomike sesa logjike : “Kur luajmë me Tiranën është e vetmja ndeshje që ne fitojmë miliona..”

Po kur luan Dinamo me Tiranën, tamam në ditën e fundit të “jetës” së Tiranës, ose   fitore ose shkon poshtë në zgafellin e Kategorisë së Parë, do të ketë prapë “arsyetim ekonomik”  në një garë që ekonominë e ka vetwm nw tw zezë. Me një fjalë, Dinamo do të bëjë gjasme si Partizani , pasi në javët e fundit e kemi parë të bëjë edhe “prova gjenerale” ..

Do ta fitojmë  apo do ta humbasim Tiranën? Sido që të jetë shkruar fati nga “kasandrat ”  e zyrave   , na kujtohet shpesh një thënie e trajnerit Sejdini të Dinamos, e cila  nuk mund të harrohet: “ Sikur 11 qytetarëve t’i veshësh fanelën e Tiranës, ekipet kundershtare kanë arsye të kenë frikë”. Kurse kjo Tirana e sotme, i ka bërë “magji të zezë” fanelës bardheblu, më shumë ndizet kundërshtari sesa vetë ajo….

Sfidanti.al