Thonë se i mbyturi të mbyt, por ka edhe raste unikale kur i mbyturi të shpëton! Dinamo ka fituar në Korçë, tamam tek i mbyturi i paracaktuar i Superligës. Me një gol të vetëm, por në një ndeshje intrigue, që kishte marrë përsipër të shlyente borxhin historik, të krijuar me hir dhe me pahir mes dy klubeve …
Duket si ironi e fatit, por është lojë e “djallit”: fillimisht vramë Dinamon për Skënderbeun, dhe tani pas gati një dekade …”vetvritet” Skënderbeu për të mbajtur gjallë ..Dinamon. Atëherë, tamam si me regji të vjedhur nga filmi “Dakët”, ku mbreti hodhi mbi shigjeta djalin e tij si kurban për të fituar betejën, Dinamon e bënë kurban , e hodhën mbi “shigjeta” për të fituar një “fëmijë” tjetër..me emrin heroik “Skënderbeu”. Sikur të ishte bërë film? Do të ishte një film plot intriga dhe pabesi të klasit të lartë, i denjë për “Oskar”, si e rrritën Skënderbeun , e bënë më të bukurin e një futbolli të pabukur, dhe në fund e tradhëtuan të gjithë pjestarët e familjes..
Futbollistët e atij brezi mëkatesh, gjetën një “kishë” që ua fali mëkatet, madje u bënë trajnerë e drejtues, por në këmbim të një ujdie të pazakontë : në dokumentet e dënimit të Skënderbeut me 10 vite “burg”, e zeza mbi të bardhe, është shkruar se trukimet e ndeshjeve i bënin vetëm futbollistët pa dijeninë e drejtuesve…
Sfidanti.al