Ku na iku  Vllaznia e bukur? I mori erë  koka, apo e vrau  ligësia përreth

Ku iku Vllaznia e bukur? Çfarë po ndodh brënda ekipit, sepse nga jashtë të gjithë u kujdesëm që ta lajkatonim si kampione para kohe..  Ç‘është ky bilanc që ka barrën e një mallkimi: 6 ndeshje dhe vetëm një fitore! Po kjo humbja e fundit me Tiranën, ku Vllaznia në fushë kishte nxjerrë   vetëm fanellën sepse brënda saj nuk ishin më futbollistët, ata futbollistë që ndezën pasionin dhe fantazinë e këtij kampionati…

Ajo që ndodhi në Shkodër,  më shumë meriton të kujtohet për ndryshimin kryekëput  të  roleve të personazheve: Vllaznia u varfërua aq shumë në lojë sa nuk u besohej syve, kurse Tirana u zbukurua kaq ndjeshëm , sa më në fund e gjetëm  kampionen e një sezoni më parë. Dhe të fitosh m’u në zemër të Shkodrës, tamam në tempullin e tyre të shenjtë, ishte tamam si një film ku ekipi që kishte mbyllur sytë deri në këtë pikë të  sezonit, më në fund gjeti vendin ideal për të kryer  ringjalljen.

Këtë që do të dëgjojmë tani, më mirë të mos e dëgjonim, sidomos  nga vetë trajneri stilist, Brdariç: “ Këtu nuk flet askush për titullin. Mos harroni se një sezon më parë ishim për mbijetesë..” {‘është kjo blasfemi ? Pse nuk u dashka folur për titullin kampion?Shkodranët  kanë më shumë frikë nga këmbet dhe nga koka e tyre, apo nga ajo që paralajmëroi  ish-futbollisti Kaçi se, ajo që po gatuhet në kampionat mund të pagëzohet si  një maskaradë aleancash ndaj Vllaznisë! Të gjithë kundër Vllaznisë- është një shprehje që kumbon gjithnjë me më shumë jehonë në Shkodër.

Ishalla nuk i  kanë tradhëtuar edhe çunat e Sistemit, ata që tërheqin fijet e  fatit,  ata që ishin betuar se këtë vit të jashtëzakonshëm, ky pandemia dhe bojkoti u trazuan alla shqiptarshe, do të eksperimentonin një garë pa kurthe, pa ligësi nga lart…sepse nga poshtë nuk japin dot garanci !

Sfidanti.al