Pak ditë më parë, FSHF njoftoi rinovimin e kontratës së trajnerit të Kombëtares, Sylvinho…deri në muajin korrik. Logjikë e thjeshtë dhe shumë normale pas trajneri brazlian duhet të “hajë tortën” e Kupës ë Botës 2026 nëse Shqipëria kualifikohet por në bazë të të gjitha ngjarjeve, ky mbetet gjthsesi një rinovim i sforcuar dhe i rrethuar nga shumë pikëpyetje që me siguri FSHF nuk ka dëshrë t’i sqarojë për momentin.
E njëjta gjë ndodhi edhe pas Euro 2024 me rinovim jo bindës por këtë herë disa përgjigje janë shumë të nevojshme. Pse një kontratë e tillë për një trajner që ka arritur aty ku asnjë nga paraardhësit e tij nuk ka mundur? Nëse nuk i njhet merita e plotë atëherë ka vetëm një përgjigje: në FSHF nuk besojnë se vendi i dytë në eleminatore është meritë e Sylvinho-s.?Ky është një skenar i besueshëm që kompletohet nga ideja se trajneri po drejton një grup të besuar që gjithsesi e ka të mundur botërorin edhe pa të. Vetëm një logjikë e tillë e justifikon rinovimin e tij “part time”, në të kundërt rruga e vetme mbetet ajo e bindjes që trajneri mund të ketë krijuar te “ardhmen” për t’i dhënë fund rrugëtimit të tj si kuqezi. Në të dyja rastet, tifozët e meritojnë një sqarim, të drejtëpërdrejtë ose jo.
Sfidanti.al

