Koha e “piramidave të futbollit”…i pritet gjuha Kombëtares !

Jemi në kohën e piramidave…apo të futbollit modern! Faraonët e piramidave të famshme u prisnin  gjuhën skllevërve që të mos flisnin, kurse “faraonët e futbollit’ u presin gjuhën futbollistëve që të mos nxjerrin ne shesh ato qe kanë në kokë.  FSHF ka urdhëruar që askush nga futbollistët të mos flasë për ndeshjen me Serbinë. Skenari i ndeshjes duket si nje driblim i madh : Ju do ta luani poshtë, por ne do t’i bëjmë golat nga sipër…

Po çfarë mund të spiunonin  futbollistët ? A ka trima në Kombëtare apo  i ndëshkon  fraza e himmit, kush nga”lufta” largohet është tradhëtar.  Mos vallë kishin qejf ta luanin ndeshjen  në Beograd   dhe shefat i çuna me pahir   për në  “paqen e fshatit” Leskovac.

Sa herë që do të ndeshemi  me Serbinë, ka nje boshatisje te pamatë. Ose boshatiset stadiumi ose “boshatiset koka” ,duke prerë gjuhën. Një fjalë e gabuar në një ndeshje të tillë, vleka  më shumë se një gol, ndofta sa një ..autogol! .

Ishalla janë të vërteta fjalët se prapë nuk do të ketë fitues , sepse barazimi e mban gjallë miqësinë që po lind  nga.. armiqësia. Dhe  barazimi do të peshohet  si  një rezultat “patriotik” ,ndersa  aktori  teatral   Silvinjo do ta tregojë edhe më zellshem përrallën e këtij sezoni deri në fund..

Sfidanti.a