Kur majin e kaluar Skenderbeu u vodh ne Kukes dhe kjo I kushtoi titullin kampion, presidenti korcareve deklaroi se kjo eshte federate e krimit dhe shkoi dhe me larg, duke thene “se me vjen turp qe jam pjese e ketij futbolli”.
Pak dite me vone e kuptoi se kishte gabuar pasi ju kujtuan titujt e fundit kampion te fituar me skuadren e tij, ju kujtua si u ndertua ky Skenderbe i madh, pas nje levizje shteterore dhe mbi kurrizin e klubeve historike.
“Kete federate kemi dhe ai eshte presidenti jone” deklaroi pasi ishte qetesuar nga ajo qe ndodhi ne Kukes ku titulli me telekomande u dergua ne qytetin verior.
Por nese Korca harroi shpejt titullin e 2017-tes, nuk harron kollaj ate te 2016. Federata e Futbollit nepermjet Komisionit te Etikes vendosi tja heqe titullin 2016, por FSHF ngurroi qe kete titull tja kaloje Partizanit. Mos kujtoni se eshte vetem çeshtja e trofeut, gjithcka ka lidhje me shperblimin qe merr kur fiton titullin dhe nuk jane pak por disa qindra mije euro.
Skenderbeu vendosi që denimin e etikes ta dergojne serisht ne CAS, por pa trumbetuar me te madhe, madje me silenciator.
Partizani ekipi I vendit te dyte ne 2016 –ten, pyet shpesh se cfare po behet me ate titull vacant te 2016, por vetem tani Federata e Futbollit vendosi te beje publike kerkesen e Skenderbeut per te apeluar ne Losane denimin e Etikes.
Pra, per here te dyte, Skenderbeu behet kunder FSHF-se dhe kete rradhe ne Lozane.
Do ishte shume e bukur sikur te ishte e vertete, por vete njerezit e federates e thone me qejf se korcaret jane te avantazhuar ne kete ceshtje. Madje me mburrje thone se apelimi I Skenderbeut eshte perfekt dhe s’kemi shans te fitojme. Heronjte qe fituan betejen ligjore me serbet do munden me… qejf nga Skenderbeu.
Kjo ngjan me ato humbjet e bukura te fushes se blerte, si ajo e Skenderbeut kunder Lacit.
Eugen Bani