Ronaldo provokon: “Besoj se Barcelona do të na presë me duartrokitje…!”

Në Spanjë, ka një rregull të pashkruar, sipas të cilit, kur një ekip fiton një trofe të madh, ndeshjen pasardhëse ekipi kundërshtar duhet ta presë atë më duartrokitje. Reali i Madridit, në ndeshjen e fundit që zhvilloi në finalen e kampionatit botëror të klubeve në Emiratet e Bashkuara Arabe, mundi 1-0 Gremion braziliane, duke fituar, kështu, titullin e kampionit të botës midis klubeve. Ndërkohë, ndeshjen tjetër pasardhëse, Reali i Madridit e ka “El Klasiko” me Barcelonën, por kjo e fundit, vetëm në një rast, e ka pritur Realin me duartrokitje, kurse një herë tjetër e ka shkelur këtë rregull të pashkruar. Vitin e kaluar, Valencia e priti Realin e Madridit me duartrokitje, pasi ky i fundit fitoi kampionatin botëror të klubeve, kurse, tani, do të duhet të pritet që të shihet, nëse katalonjasit do ta presin rivalin e tyre më të egër me duartrokitje dhe, ku, në “Santiago Bernabe”?

Ylli kryesor i klubit “mbretëror”, Kristiano Ronaldo, shfrytëzoi këtë rast që “t’i pickonte” paksa katalanjosit. “Besoj se Barcelona do të na e bëj këtë nder? Kjo do të ishte një shenjë respekti dhe dëshiroj që ajo ta bëjë këtë”, vuri në dukje Ronaldo.

Sfidanti.al