“Mirror”: “Gjithçka ka mbaruar, dihet edhe shumë e transferimit të Nejmar”

Gazeta angleze e lartpërmendur shkruante, dje, se, tanimë, plani i transferimit të Nejmarit nga PSZH-ja për te Reali i Madridit ka filluar të zbatohet. Madje, sipas “Mirrorit”, marrëveshja përkatëse është arritur që në kohën e kalimit të tij te PSZH-ja që ai të mos shkonte direkt nga Barcelona te Reali, pra, të gjente një rrugë të ndërmjetme dhe se për këtë manovrim kanë biseduar, verën e kaluar, presidenti i Realit, Florentino Perez, dhe i ati i Nejmarit. Pak kohë më parë, presidenti Perez deklaroi hapur se Nejmari mund ta fitojë “Topin e artë’, duke luajtur me Realin e Madridit.

Mediumet angleze shkruanin, së fundmi, për një takim të ri mes Perezit dhe të atit të Nejmarit dhe se gjithçka është bërë gati për kalimin e Nejmarit nga PSZH-ja për te Reali i Madridit në fund të këtij sezoni me pretendimin se kampionati francez nuk është i fortë.

Sfidanti.al