“Karta e patriotizmit”…lëvizje e dështuar

Në një vizitë që organet e propagandës së FSHF e  cilësuan historike, dozat e larta të cinizmit dominuan. Armand Duka në Preshevë për t’u treguar shqiptarëve atje se ne këtej mendojmë edhe për ata e madje nuk i harrojmë. Çfarë ironie…në një kohë që presidenti i FSHF ka kundër gjithë shqiptarinë për organizimin e europianit U-21 bashkë me vendin që sot e kësaj dite, ndaj shqiptarëve të Luginës vazhdon të ushtrojë presion e shtypje. Për çfarë i shërben Dukës kjo vizitë dhe përse erdhi pikërisht tani? Përgjigja është shumë e thjeshtë: ai kërkon të rikuperojë terren në opinionin publik si gjoja njeriu patriot me një vizitë që nuk i vlen asgjë. Fakti është fakt dhe sot vendimmarrësi duhet të paguajë pasojat dhe kontestimin e shqiptarëve pasi pika e ka derdhur gotën.

Nga Pirro Bardhyli