Josa, kujdes me dashurinë e tepruar! Edhe Muça pat gabuar në Korçë

Fjalët e trajnerit Josa, pasi Tirana ka bërë një përmbysje mbresëlënëse me Teutën, kanë tingëlluar shumë të ëmbëla për tifozerinë bardheblu: “ Pata emocione të mëdha, sa mund të them se ishin më të mëdha se kur fitova titullin me Skënderbeun”. Të bukura kur i dëgjon në kryeqytet dhe, disi me helm, kur i dëgjon nga Korça. Kanë shumë arsye që të pyesin me habi: a mund të krahasohet shija e titullit, me një rikthim tek ish-klubi, që herën e fundit e ka tradhëtuar? Trajnerët, janë më të pasigurtët në botën e këtij sporti, veçse askush nuk e ndalon dot lojën e tyre diplomatike.

Një ish i shquar për kontributin tek Tirana, Shkëlqim Muça, ka një histori të kundërt me Josën, edhe ai kur ka qënë trajner. Një ditë të bukur, në stolin e Skënderbeut, kur ekipi i tij i ka shënuar gol Tiranës, Muça ka brofur aq lart për t’u përshëndetur me presidencën korçare, sa thuhej me humor “ i vetmi që ka thyer rekordin e Sergei Bubkës, kampionit të kërcimit më shkop”. Një frazë mund të vlejë si këshillë frenuese për trajnerët: kujdes nga dashuritë e tepruara, mos e kalo orbitën e lejuar”.

G.S