Degjoni fjalet e trajnerit Luis Enrike pas shuplakes me ekipin e Paris SG: “Perse e ndryshoni tonin e zërit kur më pyesni pas një humbje?! A nuk duhet të jetë njësoj edhe kur fitoj?! (i përgjigjet një gazetari spanjoll) Gjithsesi, e prisja që PSG-ja do bënte një paraqitje të mirë. Ne ishim katastrofë.
Çfarë nuk funksionoi?
Kundërshtari arriti të jetë më superior si kur kishte topin në zotërim, ashtu edhe në lëvizje pa top. Bën një presing thuajse perfekt. Mund ta cilësoj se realizuan ndeshjen e jetës, pasi nuk pashë asnjë gabim të tyre. Ndërsa ne kemi shumë gjëra për të analizuar. Është e pafalshme të humbasësh topin në mesin e fushës apo në afërsi të mbrojtjes.
Pati ndonjë element që ju kënaqi tek ekipi juaj?
Dëgjoni, nëse Andre Gomes do kishte shënuar rastin që pati, do ishim duke folur ndryshe. Më tej, PSG-ja ka në dispozicion lojtarë si Di Maria, që realizojnë gola të shkëlqyer. Janë cilësi individuale, që bëjnë diferencën. E thashë edhe më parë që ata zhvilluan një ndeshje në kufijtë e perfeksionit.
A e shikoni veten të eliminuar?
Sigurisht që logjika të bën të mos kesh shumë shpresa, por ne jemi Barcelona. Gjithçka mund të ndodhë. Së pari duhet të ruajmë përqendrimin, pasi kemi ende shumë ndeshje deri në fund të sezonit. Kur të vijë radha e takimit të kthimit, do mundohemi të bëjmë më të mirën.