Ibrahimoviç: Duhet të bëj 100 gola që të qëndroj te Mancesteri!

A do të vazhdojë të qëndrojë Zllatan Ibrahimoviçi te Mançester Junajtidi, është një nga pyetjet që po dëgjohet më shpesh, kohët e fundit, në Angli. Futbollisti suedezo-boshnjak me përvojë ka ardhur në Mançester gjatë verës së fundit, duke nënshkruar një kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit të saj edhe një vit tjetër, por, ndërkohë, ende nuk është vendosur, nëse ai do të vazhdojë që të qëndrojë në “Old Traford”.

“Kushtet janë përmbushur, por, deri tani, ende nuk është vendosur. Të shohim, njëherë, se çfarë do të ndodhë, por që të qëndroj, duhet të arrijë që të shënoj 100 gola”, thotë, duke qeshur, Ibra. Gjatë pjesës së deritanishme të këtij sezoni, Ibra është golëshënuesi më i mirë i ManU-së me 15 gola, ndërkohë që ai mund t’i shtojë “arkës së kursimit” të tij edhe ndonjë gol tjetër, kur “djajtë e kuq” të ndeshën me Blekburn Roversin në fushën e këtij të fundit në kuadrin e 1/8-tës të FA Kupës së Anglisë, këtë fundjavë.

Sfidanti.al