Po bëhet një luftë brenda barkut tek Milani dhe sebepi i saj është Igli Tare. Do të jetë apo nuk do të jetë drejtor i Milanit? Sido që të jetë fundi i saj, në Itali e vlerësojnë talentin e Tares si drejtor me intuitë dhe me zotësi profesionale edhe në ditë krizash. Dhe gjithë këto ditë , me shkrime të detajuara, tejet të hollësishme , italianët na kanë prezanatuar me një Tare tjetër, të cilin pak e njohim . Ose s’duam ta njohim më shumë se nuk na lejon “diktatura”, që ka mbërthyer topin për gryke e nuk e leshon për qamet..
Si vjen puna ! Një mik i Tares, që është lart në qeveri, madje thonë se ai është Qeveria, pra zoti Rama, u lutet gjithë shqiptarëve në Itali që të kthehen në vendin e tyre se i pret një fat edhe më i mirë se “parajsa” ku janë. Ndërsa kur flitet për Igli Taren, tek i cili futbolli ynë po falet dhe thërret ndihmë, ndihmë, s’ka ftesë.! Për zotësinë e tij, për talentin si drejtues , nuk ka vend në Shqipërinë e FSHF-së . Është shkruar me të madhe mu ne Rinas : “tokë e zanun” . E zënë përgjithmonë.? Edhe sikur Duka të zërë vendin e Ceferinit ne UEFA apo më “keq” akoma të zërë vendin e Ramës ne qeveri, Igli Taren do të kemi të vlefshwm pwr botwn dhe “non grata” pwr vendin e tij..
Sfidanti.al