Mohamed Salah është ende në krye të renditjes së pretendentëve për fitimin e Çmimit të Këpucës së Artë dhe ka ruajtur distancën nga ndjekësit, pavarësisht një fundjave “pushimi”, pasi në Angli javën e kaluar u zhvilluan ndeshjet e çerekfinaleve të FA Cup dhe dje ndeshja e kampionatit ku shënoi dy gola, ndeshje të cilat nuk vlejnë për këtë çmim (kontabilizohen vetëm golat e shënuar në kampionat). I vetmi që ka lëvizur është Robert Lewandowski, i cili ka arritur Mateo Retegui-n dhe Harry Kane në vendin e dytë.
sfidanti.al