Haleluja në Elbasani-Skenderbeu :  vetë arbitri “shkakton penallti”!

Minutat e fundit të ndeshjes Elbasani –Skenderbeu  i ngjasonin një ndeshje boksi. Të dy ekipet donin ta hidhnin nokaut kundërshtarin  duke sulmuar pa e kthyer kokën prapa nga porta e tyre. Një herë sulmonte Elbasani dhe mrekullisht e shpëtonte portën portieri Alia, një herë sulmonin korçarët me stilin e tyre ..sikur të hynin në bahçe per te vjedhur. Pikërisht në momentet e fundit, madje në minutat shtesë, ka ndodhur..”magjia e zezë’ e kësaj ndeshjeje te luftuar.

Arbitri Maleta ka “shkaktuar” penallti, duke penguar dhe hedhur ne përtokë  sulmuesin e Elbasanit, mu  brenda zonës së 16-es. Sulmuesi  ishte gati të zotëronte  topin dhe të shpallej rrezik per gol, por “mbrojtësi me bilbil” nuk e fali atë…

Sulmuesi i shtrirë, pyeti duke hapur duart : po tani.. çfarë është? Arbitri gjestikuloi duke u thënë futbollisteve :  vazhdoni, vazhdoni  lojën ! Sikur donte te thoshte..vetem unë jam i falur !Në atë momente, lipsej një arbitër tjetër që të dënonte kolegun e tij, që u kap me “presh në duar” në një pozicion krejt  të gabuar…

Sfidanti.al