Edhe finalja e kampionatit Egnatia – Vllaznia, sikur të ishte vazhdim i zgjedhjeve, na gënjeu bukur. Çfarë nuk dëgjuam për “finalen e madhe”, por na ishte një finale e vogël. Edhe stadiumi na mashtroi bukur këtë herë: ishte mbushur me shkodranë me bileta gratis, dhe me akademitë e futbollit. Pra një stadium i mbushur falas, i denjë për një fund sezoni . Ky është misioni i Akademive, sa për të paguar paratë dhe si..mbushësa topi ! E tha bukur një tifoz shkodran kur po ikte nga ndeshja : ne mbushëm stadiumin, ata na mbushën portën me gola !
Doni më për Egantian? E shkërmoqi Vllazninë në atë farë feje, me 4 gola të kulluar, sa dukej sikur futbolli kishte lindur në qytetin e Egnatias,në Rrogozhinë. E dini se çfarë mësuam nga Egantia në këto dy sezone triumfi? Sido që ta bëjnë skemën e kampionatit, ata janë dominues në fushë, madje edhe më shumë se kaq. Ata ndryshuan edhe zakonin e fortë të sistemit, që asnjë ekip të mos lejohej të dilte kampion dy vite me radhë. Ata i kanë bërë magji dhe presidentit Duka që formuloi një frazë kampione : ishte një sezon fantastik ! Me stadiume bosh dhe ishim fantastik, siç duket ky qënka misioni për futbollin tonë.
Sfidanti.al