Fat i bardhë apo i zi të luash me Poloninë pas “apokalipsit”?

Ashtu siç u trazuan kartat pas ndeshjes Çeki-Poloni, mund ta themi pa pishmanllëk : sa mirë ishim, kur ishim keq..! Para se të bëhej kjo ndeshje, siç e kemi zakon ta bëjmë lëmsh trafikun e opinioneve, besonim se hesapet më të mëdha i kishim me Poloninë në grup. Pas ndeshjes.. ndodhi kollotumba , madje ishte si një rrufe në qiell të pastër, ku Polonia u shtri në tapetin jeshil qysh në “raundin e parë”, dy gola për tri minuta. Tani ka ndryshuar kokë e këmbë historia e grupit . O bobo Çekia! – është dëgjuar këtej nga anët tona, duke e spostuar frikën nga kundërshtari, të cilin me llogaritë tona e kishim mundur në letër…

Po çfarë do të ndodhë nesër kur të luajmë ndaj Polonisë? Është fat i bardhë apo i zi të luash me ta pas disfate historike, siç e quajtën mediat polake. Po kur thonë se Polonia është e goditur aq fortë nga Çekia, sa s’do të ngrihet dot në këmbë ..sa për ne! Pale kur dëgjon edhe fjalët e ish-sulmuesit legjendar të Polonisë, Lato, se kjo ishte Polonia më e dobët që ka parë ndonjëherë. Aq sa bëhet ironi me faktin : ishte apo nuk ishte Levandoski në fushë.?

Paç fatin e Silvinjos , kanë filluar të bekojnë “plakat e FSHF-së”, edhe pse e dinë fort mirë se një Poloni tjetër po na pret, tamam si “cjapi tek kasapi” në shtëpinë e saj, një Levandosk bio kanë përgatitur për ne ..dhe gjithë këto terse.. për faj të asaj dreq Çekie!

Sfidanti.al