Benzema refuzoi të vinte në kombëtare për lamtumirën!

Ishte mbrëmja kur Kilian Mbape vendosi në krah shiritin e kapitenit për herë të parë, dhe duhej të ishte ajo e lamtumirë për Karim Benzemanë. Dy KM mund të ishin krah për krah për disa minuta, por sulmuesi i Realit refuzoi. Mediat raportojnë se Benzema nuk ia fali trajnerit Deshamp përjashtimin nga Botërori, ndaj edhe nuk e deshi një ceremoni lamtumire për nder të tij. Sulmuesi veteran largohet nga Franca, në të njëjtën mënyrë sesi kaloi kaq vite i paftuar për shkak të skandalit me një shok të ekipit.

Sfidanti.al