Quhet Lena Vurcenberger dhe është e lidhur me ish-trajnerin e bavarezëve. Vajza është gazetare dhe ka punuar për “Bildin” duke mbuluar fillimisht Bajernin e Mynihut. Më pas pasi u lidh me Julian Nagelsmanin, Lena e la Bajernin dhe mbuloi gjëra të tjera në të përditshmen gjermane. Mësohet se tani ajo e ka lënë fare punën tek “Bildi”, ndërsa besohet se ka ndikuar në dëmtimin e pozitave të Nagelsmanin në Mynih sepse lojtarët mendonin se ajo do të merrte vesh se çfarë ndodhte në skuadër dhe gjithçka do të dilte në gazetë.
Sfidanti.al