A mund të thuhet që na ranë brekët në miqësoren me Kilin apo e luajtëm pa brekë fare këtë ndeshje? Pale kur thonë çunat e Kombëtares se do të bëjnë autokritikë në ndeshjen e së hënës me Suedinë. Po kur del në mikrofon Ramadani, i cili këtë ndeshje rivalizonte me Hysaj se cili ishte më zhgënjyesi në fushë, dhe thotë : I kërkojmë falje tifozëve ! Shyqyr që s’doli Hysaj këtë radhë..
E falëm Kombetaren me Moldavinë, e falëm me Faroet dhe falja më e pafalshme, paska qënë kjo ndeshja “armiqësore” dhe jo miqësore me Kilin. Tre gola që pësuam nuk janë shumë në krahasim me atë që na panë sytë, por frika më e madhe shkon gjetiu : mos vallë shkojmë me brekë të ulura dhe në finalet e Europianit..?
Pale të dëgjosh çfarë thonë edhe në Kili! Një ish-futbollist i Kombëtares, Migel Angel Neira, i paska bërë një koment të pamëshirshëm kësaj ndeshjeje: “ Kjo ndeshje nuk duhet marrë parasysh , është një mashtrim, po i bën njerëzit të besojnë se Kili është mirë…”
Nga cila anë është mashtrimi , nga ne apo nga ata? Kili qënka keq dhe duket i bukur kur luan me ne. Kurse Shqiperia e ka ndryshe nga Kili, mbahemi sikur jemi mirë dhe e dredhim bishtin …sikur jemi keq!
Sfid