“Estrada e Ballshit”.. bën për të qarë Vllazninë !

Në Shkodër kur nuk u pëlqente cilësia e humorit thonin me ironi : “Si Estrada e Ballshit”. Qyteti ku lindi humori , tallej me qytetin ku “lindi nafta”,  me aq bollëk  ishte , sa thonin se dilte  edhe në çesmet nëpër rrugët e qytetit. Pse e kujtuam estradën e Ballshit? Sepse një ditë më parë, Bylisi ka mundur Vllazninë 1 me 0  dhe na fund të ndeshjes u kanë thënë shkodranëve: “ Nuk dimë t’iu bëjmë për të qeshur, por për të qarë ..mos e humbni rastin !”

Dhe i pari që qau ndeshjen ishte trajneri i Vllaznisë, Berdariç :” Nuk luhet futboll në fushën e Ballshit. Ata ishin mjeshtra për të vonuar lojën”.  Sa shumë ndryshojnë shijet e trajnerëve? Ai që fitoi ndeshjen, trajneri i Bylisit,  Nevil Dede shfaqet shfaqet me petkun  profetik: “ E dija si do të luante Vllaznia dhe ia gjetëm çelësin ..” Po  cilin çels kanë gjetur?  Mos kanë gjetur vallë atë të barsaletës së famshme, ku dryni shkodran rivalizoi me drynat më të mirë në Europë në një garë sigurie. Dhe e dini pse fitoi ai i Shkodres? Sepse juria u mrekullua kur drynin nuk e hapte as çelësi i vet…

Sfidanti.al