Këtu ka tradhëti burra! Na kthehet shpesh edhe në futboll, kjo shprehje e paharruar filmike. Dinamo Sitin , sipas gjasave të fundit, nuk bika “kushëri” me Mançester Sitin e Guardiolës dhe të sheikëve. Si vjen puna, Dinamo që bënte luftë të ishte më shumë angleze, se sa shqiptare, që të mburrej se po pasonte trashëgiminë e Pernaskës, Zërit dhe Ballgjinit, e lanë pa atdhe…
Nuk e ka më vendlindjen në Tiranë , por s’paska as lidhje gjaku edhe me “kushërinjtë angleze”. Për t’u bërë e huaj, brënda natës e nxitën te ndryshonte identitetin, pale kur i thanë mos flit shqip, por vetëm anglisht…
E shkreta Dinamo! Me historinë e saj luhet si me një top lecke. Vite më parë e shpotisnin si klub i Ministrisë së Brendshme, në ditët e sot, edhe pse ia morrën shtëpinë dhe FSHF si me “magji” bëri kështjellën e saj, me urdhër nga lart u gdhi një tjetër Dinamo… Dinamo Siti ! . Qëllimi ishte i madhërishëm : do ta preknin me dorë sheikët dhe do ta bënin klub të madh si Mançester Siti!
Por paska qënë një huq i madh, po të flasësh me gjuhën e futbollit qe luhet ne Superligë. Qeveria paska bërë finte me klubin ëndërronjës, pasi shkolla e futbollit do të quhet “City Football Group”. Dhe pyetja të del vetiu : ku ishte meseleja me Dinamon tonë ? Pse nuk e lënë në hallet e veta, apo duhej gjetur një klub për alibi. Dhe ku ka më mirë se një ekip që pasi i morrën shtëpinë, i tjetërsuan edhe dokumentat…
Sfidanti.al