Xhaka në formacionin e javës në Bundesliga


Bayer Leverkuseni ka vazhduar me formë të shkëlqyer në Bundesliga, duke marrë një fitore tjetër të madhe në transfertë. “Aspirinat” kanë triumfuar në Augsburg me rezultat minimal 0-1, gol që u shënua në minutën 94-të nga Palacios. Granit Xhaka ishte ndër lojtarët më të mirë në këtë sfidë, duke qenë i pakalueshëm në mesfushën e Leverkusenit. Sofascore e ka futur mesfushorin shqiptar në formacionin më të mirë të xhiros së 17-të në elitën e futbollit gjerman Bundesliga. Përveç yllit kosovar në këtë formacion janë edhe yjet si Matthijs de Ligt, Xavi Simons, Jamal Musiala,. Alex Grimaldo apo Jonas Hofmann.

sfidanti.al