E doni kokën e Starovës ? Ç’ti  dhurojë më shumë Partizani ..zotave të pangopur!

A ka marrë fund love story i Partizanit me Starovën, apo  do të përjetojmë një nga serialët e radhës?   Në “filmin” e pabesë të futbollit shqiptar,  ku dashuritë dhe intrigat e fryjnë dhe e shfryjnë topin e futbollit sipas një cikli krejt shqiptar ,  të gjithë jemi të pafuqishëm të themi fjalën e fundit.  Ndaj edhe fjalët e Starovës  se “ kisha mbi 30 vite në atë klub dhe kam patur një pakt me presidentin Demi “ ,  mos i merrni për të vërtetën e kulluar.  Edhe pse ndarja e pestë e ka rritur dozën e tradhëtisë midis palëve,  pale kur kujton  fjalët e drejtorit Olsi Rama se  Dalipi do të marrë postin e Starovës meqë  “pusi” i mësuesit  duket i shterruar, kurse nxënësi i tij, Dalipi, do të ndryshojë stërvitjen fillimisht, e pastaj dhe fytyren e lojës..

Edhe pse  Sulejmani i  është “vrarë” dhe ka rilindur pesë herë nga goditjet e “demit” të cilin vetë e ka mësur të godasë,  deklarata e Ramës   është më e hidhur se një kupë me helm.  Helm kaq paralizues, sa Sulejmani më rebel midis Sulejmanëve të topit,  nuk e tha dot  publikisht se koka e tij është edhe  kurbani që e kërkojnë zotat  e fronit. Tamam tamam , presidenti që u bë Duk , fati i të cilit do të kishte qënë krejt ndryshe, edhe në të mirë të futbollit, nëse Starova  16 vite më parë,  nuk do të kishte tradhetuar shijet morale, vetëm   për t’i vënë kurorë “mbretit”,  që sot ka pamjen e ekzekutorit të tij..

Sfidanti.al