Xhemi Karrager vihet në vorbullën e polemikave në Angli. ish futbollisti i liverpulit që tashmë është komentator televiziv, u bë protagonist i një gjesti vërtet të shëmtuar. në një video të publikuar nga tabloidi ‘Mirror’, Garrager është filmuar teksa pështyu në fytyrë një vajze 14 vjeçare dhe e gjithë kjo pasi babai i saj e kishte tallur për fitoren e Mançester Junajtid kundër Liverpulit
Karrager që në mesjave do të komentonte ndeshjen e Ligës së Kampioneve mes mançester Junajtid dhe Sevijës për një televizion danez u shkarkua menjëherë nga drejtuesit e këtij të fundit, ndërkohë që një masë të tillë po mendon ta marrë edhe televizioni britanik Sky Sports ku edhe këtu ai ka rolin e komentatorit.
Carrager kërkoi shumë shpejt ndjesë në mbrëmjen e së dielës nëpërmjet një postimi në Tëitter. ‘Ishte një gjest krejtësisht i pavend-shkruante Karrager-i kërkova ndjesë të gjithë asaj familjee. ishte hera e tretë apo e katërt që më provokonin ndërsa drejtoja makinën në autostradë dhe humba kontrollin. por ky nuk është justifikim, kërkoj ndjesë’.
sfidanti.al