Ish-trajneri i PSZH-së dhe i përfaqësueses së Francës Loran Blan zbulon se përse nuk pranoi që të bëhej pasues i Brjus Arenës, ish-trajner i SHBA-së. Dhe ai, natyrisht, paraqiti arsyen e tij.
“Kisha një ofertë që të bëhesha trajneri ri i përfaqësueses së SHBA-së. Por, unë nuk mund të pranoja, për më tepër, që nuk bëhej fjalë për vendin tim. Që të bëheni trajner i një përfaqësueseje, ju duhet të ndjeni përkatësinë kombëtare, kështu që e refuzova ofertën”, vuri në dukje ish-mbrojtësi i ekipit “trengjyrësh”.
SHBA-ja, në fakt, nuk ka trajner, që nga tetori i vitit të kaluar, mbas dështimit që të kualifikohej në Botërorin e Rusisë dhe pasi Brjus Arena dha dorëheqjen. Nga ana tjetër, Loran Blan është i paangazhuar që nga qershori 2016, kur ai la “timonin” e PSZH-së, me të cilën ai doli tri herë kampion në Ligën e 1-rë franceze.
Sfidanti.al