11 trajnere ne 5 vjet, asnjeri me shume se 1 vit karriere nen drejtimin e Kukesit tregojne se presidenti Gjici qe nga viti 2012 qe eshte ne drejtimin e skuadres verilindore e ka patur nje nga kenaqesite e tij largimet e trajnereve. Nuk eshte dicka e re per futbollin shqiptar eshte sindroma e cdo presidenti. Por nese disa vite me pare Tirana i largonte trajneret kampione sepse nuk prodhonin nje futboll te bukur, sot presidenti kerkon te tregoje se lojen e bejne vete.
Gjici ne daljen e tij te fundit ne Top Channel u shpreh i habitur sesi Gjoka nuk ka dhene akoma dorheqjen pas eliminimit ne Champions league, “nje trajner profesionist do ta bente” tha ai.
Po te ishte Gjici ne stol, as Pejic nuk do e godiste penalltine jashte “orbite”
Por a mund te largohet keshtu nje trajner qe nxori kampion per here te pare kete skuader me nje histori modeste ne futbollit shqiptar.
Ne fakt Gjici kerkon te tregoje se ai eshte strategu i gjithckaje ka arritur ky ekip. jo vetem per blerjet, infrastrukturen por edhe per detajet e fushes..
E mbani mend besoj kur Safeti ne nje studio televizive e pyeti ish trajnerin Klodian Duro nese do fitonte dot Kupen pa Gjicin? Ishte nje pyetje delirante te cilen nuk kishin arritur ta benin presidentet qe kane fituar titullin me stil “demokratik”.
E sigurte kete pyetje mund tja beje dhe Gjokes sot dhe pergjigjja ne te dy rastet do te ishte e njejte.
Si mund t’ia dalesh ne futbollin shqiptar pa kombinimin e dy presidenteve, te voglit dhe te madhit, kjo do te ishte e pa mundur. Kete se beri dot as
Kombetarja qe megjithese meritat sa per sy e faqe iu dhane De Biasit, strategu i vertete i kualifikimit ne Europian s.mund te ishte trajneri para presidentit..
Geni Bani