Çfare bën Reali? Siguron Mbappe për shifrën rekord prej 180 milionë Euro

Çfare po bën Reali i Madridit? Siguron Mbappe për shifrën rekord prej 180 milionë Euro

Manchester United nuk do të mbajë më rekordin e blerjes më të shtrenjtë në historinë e futbollit me Pogba, pasi ky ‘privilegj’ i rikthehet Realit të Madridit. Të paktën kjo është ajo që theksohet tek e përditshmja spanjolle ‘Marca’ sipas së cilës, kampionët e Spanjës dhe të Evropës kanë arritur marrëveshjen me Monacon për blerjen e Kylian Mbappe për shifrën e 180 milionë Eurove. Sipas kësaj të përditshmeje, nga këto 180 milionë, 160 milionë Euro janë për të paguar kartonin e sulmuesit 18 vjecar, ndërsa 20 milionë të tjerë do të jepen në formën e bonuseve për objektivat sportivë që do të arrijë Reali i Madridit. Çmenduria madrilene nuk përfundon këtu. ‘Marca’ bën të ditur se Kylian Mbappe do të firmosë me Realin e Madridit një kontratë 6 vjecare për 7 milionë Euro në sezon.

sfidanti.al