Dredhi Superlige: Egnatia si fantazëm, Partizani si ..kampion!

Thonë se pasqyrat e rrobaqepësit janë “magjike” ngaqë të tregojnë më të gjatë dhe më të bukur.  Edhe Partizani në fushën e Egantias, tamam sikur ishte para pasqyrës magjike., kishte një pamje joshëse. Nuk ngjasonte fare me Partizanin e Derbit, kishte oreks dhe s’mbahej, oreks që nuk e kishte treguar më parë. Të gjitha i mori Partizani ndaj Egantias: dominoi lojën, pushtoi mesfushën, beri tiki-taka me topin  dhe lodruan  me kampionët siç ka bërë  pakkush…

Ka një leksion ngushellues   në futboll ku theksohet se më shumë mëson nga humbjet sesa nga fitoret. Nuk dimë çfarë ka mesuar Egnatia nga kjo  herë, por , një vit më parë, kur bëri një fiasko spektakolare, trajneri Tetova ia plasi në media : “ Më  dukej sikur nuk ishte ekipi im.  Futbollistët tanë nuk bënë asgjë nga ato që u thashe para ndeshjes..” Po këtë herë, pse nuk rebeloi Tetova, apo nje vit me parë nuk kishte pervoje per  t’i perjetuar kete lloj humbjesh, ku me shume se lojën, humbet fytyren…

 

Sfidanti.al