Fitorja e pastër dhe bindesë e Partizanit ndaj Egnatias mund të ndryshojë tërësisht rrjedhën e sezonit të të kuqve. Skuadra e drejtuar nga trajneri Vaselinovic nuk kishte treguar asnjëherë gjatë muajve të fundit këtë bindje për të kaluar pengesa kaq të mëdha. Derbi me shumë pikëpyetje rrezikoi të komplikonte situatën e skuadrës kryeqytetase që me suksesin në ndeshjen ndaj kampionëve mori jo vetëm 3 pikë por edhe bindjen se është gati për të shkuar deri në fund pasi organikën e ka e po ashtu edhe një trajner që ka nisur ta kuptojë ambjentin e kuq. Pas tre barazimeve radhazi, vjen në këtë mënyrë fitorja në momentin më të rëndësishëm të Partizanit që tashmë mund të shikojë përpara me bindjen se ka ndërtuar një mbrojtje solide por edhe një sulm produktiv dhe efikas e mbi të gjitha, një skuadër një kuptimin e plotë të kësaj fjale.
Nga Pirro Bardhyli