Në kohën e qoftëlargut, në dyqanin e bukës, kur doje të blije një bukë gruri, shitësi të detyronte me pahir për të blerë edhe bukë misri. Në kohën e sotme, kur do të luajmë me kampionët e Botës, me Francën, sapo kërkon një biletë për ndeshjen e shumepritur , shitsja FSHF e biletave të detyron të marrësh edhe një biletë për …Andorrën. Askujt nuk i kishte shkuar në mendje se do të vinte dita e pashembullt kur biletat e dy ndeshjeve, që do të luhen për 3 ditë, do të binjakëzoheshin në mënyrë shqiptare. Në sportelet ku shitet shtrenjtë malli i lire i futbollit kuqezi , është bërë si një këngë hit refereni: Doni një biletë për Francën? Më parë, do të blini një biletë për Andorrën! Të gjithë ata që kanë thënë se duan të shohin Francën dhe jo Andorën, kanë marrë përgjigje flakëruese : s’ka Francë, pa Andorrën!
Ato ditë kur pamë Francën në të njëjtën vazo me kombëtaren tonë, të gjithë u gëzuan se do të shikonin kampionët e botës, pa e ditur se nga halli i biletave për Francën po na nxiton frikshëm për të mbaruar stadiumin , ku kulla i qëndron siper kokës si xhebrail. Dhe si për ironi, sa më shumë bileta binjake shiten , ku brenda saj janë Andorra dhe Franca, aq më pak shanse ka që të luhet në stadiumin, i cili do të inagurohej me një shifër rekord për xhepat e tifozëve. Por, hileja më e madhe, nuk qënka çmimi i shtrenjtë i biletave, as marifeti i bashkimit të dy ndeshjeve , por …nuk dihet akoma se në cilën arenë do te luhet kjo ndeshje.. Nëse Arena Kombetare nuk e kalon klasën këto ditë kur të ri merret në provim nga mjeshtrat e UEFA-s, o burra ta bëjmë ndeshjen në Shkodër .Duket se stadiumi i shumëpritur, ai që do të na bënte krenar që jemi shqiptar, ..mbart një tersllëk , kur ndërtohet me vrull ditën dhe djallosen punët natën. Dhe nëse ndeshja me Francën do të luhet në Shkodër, do të kuptojmë edhe njëherë se kampionët e botës me top mund të jetë Franca, por kampionët e botës ku shiten shtrenjtë gënjeshtrat..jemi ne !
Sfidanti.al