Një pyetje e vështirë: Kur do të operohet Robert Levandovski!

Është diçka që duhet bërë, por nuk dihet fiks se kur. Robert Levandovski ka një lajm të keq për tifozët e Bajernit, dhe për ata polakë, por edhe një të mirë, se duhet të bëjë një operacion, por kohën se kur do ta bëjë, e ka vetë në dorë. Kështu u shpreh trajneri në detyrë i bavarezëve, Hans Flik, pasi njoftimi “rrodhi” nga kompleksi i klubit deri tek mediat.

“Fillimisht, ne u habitëm kur e lexuam lajmin më media, – tha Fliku, – e dinim se Roberti do të kishte një ndërhyrje, por nuk e dinim se kur. Ai ka probleme, por nuk ka dhimbje, dhe do të jetë vetë Leva që do të vendosë se kur do të operohet. Nuk do të ishte mirë që të ndërpritej seria e tij e shkëlqyer”. Levandovski ka shënuar 20 gola në 16 ndeshje deri tani, këtë sezon. Ndoshta, sulmuesi polak mund të vendosë në fund të dhjetorit, kur të ketë pushim në Bundesligë dhe në Champions.

Sfidanti.al