Kalendari shumë I ngjeshur; Liverpul I detyruar të zbresë në fushë 2 skuadra njëkohësisht

Për shkak të kalendarit tepër të ngjeshur dhe të mungesës së nja date alternative, Liverpul do të jetë I detyruar të luajë si në Botërorin e klubeve, ashtu edhe cerekfinalet e Kupës së Ligës kundër Aston Vilës në harkun e 24 orëve. Skuadra e ‘The Reds’ në fakt do të jenë të impenjuara në gjysmëfinalet e Botërorit të Klubeve në 18 dhjetor, ndërkohë që një ditë më parë është programuar sfida me Aston Vilën.

Klubi Anglez ka bërë të ditur që pikërisht ditën e ndeshjes me Aston Vilën në cerekfinale të Kupës së Ligës të  hedhë në fushën e lojës një skuadër të formuar me futbollistë të rinj, ndërkohë që lojtarët kryesorë do të jenë të impenjuar në Botërorin e Klubeve, një rekord ky të cilin skuadra e Klop nuk e dëshiron aspak

‘Liverpool FC mund të konfirmojë se ndeshja cerekfinale e Kupës së Ligës do të luhet në 17 dhjetor-lexohet në një komunikatë të klubit-si rrjedhojë do të përdorim dy skuadra në të njëjtën kohë me një formacion që do të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve të FIFA në Katar dhe një tjetër në Kupën e Ligës. Duam të përfitojmë nga rasti që të nënvizojme se edhe pse nuk është situata ideale, bëhet fjalë për një rezultat të aritur në interes të kompeticionit, klubit dhe të vetë ne, si një faktor motivues. Duam të falenderojmë EFL për përpjekjet e bëra për gjetjen e një zgjidhjeje dhe mund  të konfirmojnë se u diskutuan shumë data alternative, por në fund asnjë prej tyre nuk ishte e përshtatshme’.

Sfidanti.al