Ç‘valle e bukur e kërcyer nga Dinamo dhe trajneri i saj , Ilir Daja pas eliminimit të Vllaznisë në Kupë! Shikoni harenë në këtë foto, këtë harbim të Dinamos pas ndeshjes në Kupë me shkodranët, ku mbeti hapur saraçineska e golave. Plot 7 gola, si një nënë me shumë fëmijë kjo ndeshje, që në gjuhën e basteve, kur mbarset me kaq pjellori, pagëzohet si ..telebingo!
Më mirë valle se sa dhunë!-mund te thuhet me te drejtë. Por, një pyetje të pickon: Pse nuk kërcyen kështu edhe në Laç , në ndeshjen e kampionatit, ku trajneri Ilir Daja në shenjë rebelimi nuk pranoi as të jepte intervistën e fundndeshjes.. Pse janë të tilla ndeshjet në futbollin tonë.. Në njërën “kërcejmë pupthi” dhe trajneri ia mbath në drejtim të paditur, kurse në tjetrën ia shkrepim me valle, kërcejmë sikur lumturia ka plasur më shumë se sa veset ! Dhe zemra e festes ne Kupë, ishte trajneri Daja, i cili ishte i pari dhe në “ vallen” e dënimeve nga Komisioni i Disiplinës, që e gjobiti me “shifrën rekord” ..1 milion lekë të vjetra. Edhe kur qepin gojën trajnerët, kur nuk duan te thone ate që na moleps, FSHF prapë fiton para…
Sfidanti.al