Derbi si një ndeshje…ku thuhet amaneti i fundit !

Ka nga ata që duan Tiranën në finalen katërshe e këtë nuk e fshehu as drejtori i Partizanit, Olsi Rama që si për ironi, vuri në dukje dëshirën që rivalët të mos dështojnë në këtë mision. Por nga lind kjo dëshirë për ta parë ekipin bardheblu mes finalistëve. Ndoshta këtë Rama e kuptoi duke parë ato shkallë gjysmëbosh në përballjen e radhës, një sinjal që futbolli në vend dhe vetë Derbi po tretet pak nga pak.. Ndoshta ajo që nuk kupton drejtuesi i kuq është se as nje derbi tjetër në “final four” nuk mund ta mbajë në jetë këtë lojë. Sepse Superiorja  është një kampionat…që mbyll sytë gjatë gjithë sezonit dhe ngjallet për të lënë  “amanetet” vetëm për nje ndeshje…

 

Nga Pirro Bardhyli