Hoteli luksoz i kompletuar me kamerierë robotë. Anglia nuk kursen asgjë për të garantuar qëndrimin më të mirë të mundshëm për kombëtaren e saj në Gjermani për Euro 2024, duke shpresuar se do të zgjasë sa më gjatë. Të besuarit e Gareth Southgate do të përballen me Serbinë, Danimarkën dhe Slloveninë në tre ndeshje të fazës së grupeve dhe ndërmjet ndeshjeve, ata do të rimbushin bateritë e tyre në Ëeirmarer Land Golf Resort dhe Spa luksoze në Blankenhain.
Muajin e kaluar Sun dërgoi përfaqësues për të zbuluar objektin që do të presë Tre Luanët, duke dokumentuar gjithçka që lojtarët anglezë do të mund të shijojnë. Jo vetëm roboti i stilit Dalek Robbie, i cili mban pjata në një nga gjashtë restorantet e resortit, por dhe argëton të pranishmit nëse nuk flasin një gjermanishte të përsosur.
FA do të paguajë 800,000 stërlina për përdorimin ekskluziv të hotelit me 94 dhoma dhe objekteve të tij, gjë që i bëri përshtypje Southgate gjatë vizitës së tij. Familjarët do të jenë në gjendje të vizitojnë lojtarët nëse Anglia shkon përpara.
Para Anglisë, do të jetë radha e Gjermanisë së Julian Nagelsmann që të përdorë strukturën në dy javë para fillimit të turneut. FA do të sjellë gjithashtu një ekip kuzhinierësh dhe dietologësh. Pronari i hotelit, Matthias Grafe, i tha Sun muajin e kaluar: “Ne jemi të kënaqur të mirëpresim Anglinë. Gjithmonë kam thënë se jam i interesuar të kem vetëm një ekip këtu, atë që do të fitojë Kampionatin Evropian dhe mendoj se ai ekip do të jetë Anglia”.
sfidanti.al