Dëgjojeni Sinanin, Vllaznisë i duhet një “baba” shpirtëror e me para!

Fjalët e vërteta në futboll janë golat dhe kjo është gjuha më e mirë për të komunikuar me tifozët. Edhe Vioresin Sinani,  është një nga ata që gjuhën më të kuptueshme e kishte para portës së kundërshtarit,  duke e shndërruar atë në një meny  golash me shije që pëlqeheshin edhe larg Shkodrës. Në këto momente që Vllaznia e tij kolovitet për mbijetesë në Superligë, Vioresini, flet si tifozi i parë që vuan nga zemra, kur shikon se ekipi i tij bastin më të madh ka shpëtimin e lëkurës në këtë kampionat.  Një ndryshim kursi 360 gradë,  po ta përballësh me historinë, e cila flet për një armatë lodruese me topin që fitonte simpatinë sapo prekte barin.

Vioresin Sinani ka vënë dorën në plagë këto ditë me petkun e dyfishtë,  si anëtar i Këshillit Bashkiak, ndërkohë ka edhe “licensën”  e bomberit, ku golat e tij nuk i përkasin vetëm të kaluarës, por janë shpresë besimi edhe në ditët e sotme. “  Doni shpëtimin e Vllaznisë, atëherë duhet ta privatizojmë klubin.  Është ndryshe kur flitet për një zot privat dhe gjë  tjetër kur ekipi është në kujdesin e Bashkisë”.  Cili do ta vinte në dyshim se zëri i tij është imponues kur flet si njeri i racës, bile i një race të zgjedhur, ndersa si anëtar Këshilli është një zë i papërfillshëm në  lojën që shfaqet me top, por që komplikohet shumë nëpër zyra. Sinani mund të jepte eshe një shembull që nuk do t’i pëlqente bashkiakëve të sotëm, nëse do të ngjallte emrin e ish-presidentit Myftar çela, i cili nuk jeton më, por kujtohet si një pronar autoritar, me shumë pushtet edhe tejet shkodran. Një kohë kur Vllaznia dilte në fushë për të ruajtur lavdinë historike, dhe as mos të të shkonte në mëndje të kishte “trendin” e sotëm..për  të shpëtuar nga gremina e Superiores.Ndaj, kur “bomberi” Sinani lëshon alarmin se Vllaznisë i duhet një Zot, një kryefamiljar që të vuajë dhe të gëzojë bashkë me ekipin,  sepse duket sikur është akoma në fushë dhe po flet me gjuhën e golave…

Sfidanti.al