Ç‘mëkat! S’është Duka që pret finalen, por finalja e Kupës pret..avionin e tij!

A gjëndet dot një vend tjetër në botë, apo më mirë të themi një president i një Federate futbolli që  bën sakrilegjin më të madh me Kupën e vendit të tij në emër të Kupës mëmë, siç pë rkëdhelet “kupa me veshë të mëdha”në Europë , ajo e Ligës së Kampioneve.Çfarë ka ndodhur? Data e Kupës së Shqipërisë është spostuar një ditë, për një arsye alla shqiptare : presidenti Duka nuk linte dot pa parë finalen e Championsit dhe kështu nuk mund të arrinte dot në finalen e Kupës që ai vet organizon? Në ka Zot futbolli me të vërtetë , një pyetje le t’i bëjmë : si mund të falet një mëkat i tillë…? Apo ky president është një gabim i shpikur nga zoti i futbollit? Apo mos vallë nuk ka zot që merret me futbollin  dhe e kanë shpikur këta mëkatarët zyrtarë, që e shtrydhin topin më shumë se limonin…

Ashtu si kampionati që kishte në fund “gralin e shenjtë”, që u shit si një mister torturues  se cili ekip do ta fitonte titullin, edhe Kupa barti një sekret  të madh, që për pak u mbulua me sukses nga patronazhistët: finalja e Kupës do të bëhej një ditë më pas, sa të ulej avioni i shefit! Dhe në një habitat futbolli ku koha ka ngecur dhe loja bëhet  duke shpërfilluar datat, nuk bëhet qameti që dita e finales të  mos jetë e  dielë për e hënë.  Si mund te jetë ndryshe në Kupë,  kur luhej për titull në Superligë dhe  gara në javët e fundit fshihej në “skutat e javës”, në ca ditë të zgjedhura me marifet  që të kishte sa më pak..përgjues!

Sfidanti.al