Guardiola nuk dorëzohet: Sezon i jashtëzakonshëm, kemi dëshirë të tentojmë sërish

Manchester City nuk ia doli dot të bëjë historinë e të fitojë trofeun e parë të Ligës së Kampioneve pasi u mund në finalen e Portos ndaj Chelsea 1-0.Kritikat më të forta ishin në drejtim të trajnerit Pep Guardiola, që gjithsesi e konsideroi këtë sezon të skuadrës së tij të jashtëzakonshëm

‘Mbetet një sezon i jashtëzakonshëm-tha trajneri katalanas në përfundim të ndeshjes-ishte hera e parë që luanim finalen. Në pjesën e dytë ishim fantastikë dhe kurajozë duke mos shfrytëzuar rastet që krijuam. Pse gjuajtëm kaq pak në portë? Mahrez e kishte një mundësi në fund. Tani të pushojmë dhe të përgatitemi për sezonin e ardhshëm, shpresojmë të jemi sërish këtu’

Trajneri katalanas foli edhe për formacionin për të cilën u kritikua me forcë nga media britanike.

‘Hodha në fushë atë që mendova se ishte formacioni më i mirë-shtoi Guardiola-pastaj De Bruyne u dëmtua, por mund të ndodhë në një ndeshje. Futbollistët dhanë gjithcka në fushë, ishte një ndeshje shumë e luftuar, Chelsea është një skuadër e shkëlqyer. Nëse analizojmë ndeshjen, sigurisht që jemi të trishtuar, duhet të mësojmë nga ajo cfarë ndodhi në këtë mbrëmje’.

Sfidanti.al