Dikur në Shkodër thumbohej me humor se kulmi i durimit është kur Vllaznia të jetë duke e humbur ndeshjen dhe tamam në minutat e fundit topin që ka dalë jashtë fushë ta kapte humoristi pikant ..Shtjefën Palushi! Tani në Shkodër mund të mburren se është thyer rekordi përsa i përket ..kulmit të durimit !
Ndeshja Tirana – Vllaznia që u luajt dje në Elbasan , sidomos pjesa e dytë, ishte një përballje qe shkonte tej miqesores , sa mund të thuhet se ishte “kulmi i durimit” t’i rezistoje takimit deri në fund. Nuk i besoje dot syve, ku dy ekipe që kanë bërë historinë e futbollit, ta zvarritnin topin deri në livani. E zhytën lojën në një batak të tillë monotonie, sa disa tifozë nga Elbasani u thiirwm nga shkallet : ” O Tirana, O Vllaznia, a doni ndonjë bollokum që t’iu vinë fuqitë !”
Sfidanti.al