Një burrë dy metra i gjatë në oborrin e një pallati dëgjon muzikë me volum të lartë, me pije alkoolike dhe një qen – i racës Corso – që endet pa maskë. Një familje e terrorizuar detyrohet të strehohet në një bodrum: bashkëshorti dhe bashkëshortja, me dy fëmijë të mitur që qajnë nga frika. Një skenë që ndodhi të shtunën e kaluar, në një ndërtesë në zonën Farini të Milanos.
Burri është Samardo Samuels, 36-vjeçar me origjinë nga Xhamajka dhe ish-lojtar profesionist i basketbollit: në vitin 2014 ai fitoi kampionatin italian me Olimpia Milano. Me mbërritjen e forcave të rendit, të thirrura nga familja që ishte mbyllur në bodrum, ai bërtiti, në një gjendje të dukshme nwn efektit e pijeve: “Jam një kampion, jam një kampion i madh. Nuk jam kriminel.”
Pasi fillimisht refuzoi, Samuels më pas dha identitetin e tij dhe karabinierët konstatuan se nuk ishte hera e parë që ai përfshihej në episode të ngjashme. Më pak se një muaj më parë, më 13 shkurt, Gjykata e Milanos kishte lëshuar një urdhër ndalimi kundër ish-lojtarit për ta penguar t’i afrohej familjes që të shtunën mbrëma e kishte kërcënuar për herë të disatë. Kjo bëri që ai të arrestohej dhe të gjykohej me procedurë të përshpejtuar.
sfidanti.al