Ku kanë shkuar këta tifozët huliganë të tmerrshëm rusë që janë të frikshëm, për shkak të përgatitjes së tyre fizike si forca speciale dhe brutalitetit të egër, edhe jashtë kufijve të vendit të tyre, si psh. gjatë Evropianit 2016, në rrugën e Marsejë që tmerruan jo vetëm banorët vendas, por edhe tifozët e famshëm huliganë anglezë. Po tani ku janë këta “njerëz të egër”, për më tepër që në Rusi po zhvillohet kampionati botëror dhe ata kishin rastin që të tregonn veten?
Thuhet se presidenti rus, Vladimir Putin, i ka detyruar ata që të nënshkruajnë një lloj “betimi” se ata nuk do të bëjnë asgjë gjatë Botërorit të tanishëm. Një nga pjesëtarët e një prej grupeve kryesorë të tifozëve huliganë rusë i tha me mirëbesim një gazetari se ata kishin premtuar se “do të sillen mirë” gjatë Botërorit, vë në dukje media britanike. Sipas pjesëtarit të mësipërm, rreth 90 për qind të tifozëve huliganë rusë pranuan që të bëjnë “premtimin” dhe se ata janë tërhequr në “strofkat” e tyre që para fillimit të kampionatit botëror më 14 qershor.
Njerëzit në Marsej, sot e kësaj dite, i mbajnë mend skenat e një dhune të paparë të ushtruar nga tifozët huliganë rusë para dy vitesh. Ja se çfarë tregon njeri prej tyre:
“Gjithçka ngjasonte me një operacion ushtarak. Ata u binin fort me shkelma njerëzve në rrugë. Ata kishin veshur bluza me gërma ruse, shumë prej tyre me fytyrën e Putinit të stampuar në to. Ata nuk ishin huliganë të zakonshëm, ata ishin trupmëdhenj dhe të përgatitur luftarakisht. Një miku im, veteran i disa luftrave, por tifoz sporti, më tha se ai donte të shkonte në Rusi që të shihte kampionatin botëror, por se kishe hequr dorë nga frika e këtyre huliganëve që ‘ta bëjnë situatën më të tmerrshme sesa në luftërat, ku unë kam marrë pjesë’”.
Gazeta britanike Dejli Star” shkruante se mbas armosferës së qetë familiare në rrugët e qyteteve ruse, ku janë zhvilluar ndeshje të Kupës së Botës, qëndron vendimi i Putinit që ka kërkuar që të mos përsëritën më skenat e dhunës të para dy vitesh në Francë, me rastin e Evropianit. Sipas kësaj gazete, bandat e tifozëve huliganë rusë nuk kanë shkuar as në stradiume që të shihnin ndeshjet. Portali “News.com.au” vine në dukje se këta tifozë banditë kanë mbështetjen e presidentit rus, Putin, që në një rast, më 2010, ka marrë pjesë në varrimin e një tifozi të Spartakut të Moskës, të vrarë nga një emigrant nga Kaukazi Verior.
Sfidanti.al