Rasti i sulmuesit të Kombtares, Armando Broja është bërë për i denjë për një vend në “Gines” : më i “keqi” tek Fulhami në Angli, ndërsa në ekipin përfaqësues konsiderohet më i..rëndësishmi në sulm ! Edhe pse pa shënuar gola prej kohësh. Pa luajtur në Angli dhe mbetet më potenti për ne, imagjinoni sikur të luante në formacion Broja me Fulhamin. Paska qënë mirë me Çelësin kur ishte.. keq, atëherë kur ulej ..në stol!
Kjo ndeshja e fundit e Fulhamit me Notingemin , ishte rasti i tretë që Broja shkon në tribunë! Trajneri Marko Silva që e kërkoi vetë plot zell sulmuesin shqiptar, ka krijuar një trekëndësh fiks , që dënon vetëm sulmuesin tonë. Në formacion luan Muniz, në stol është Jimenez kurse për Brojën mbetet..tribuna. Si vjen puna, atëherë kur Broja ishte në formë , ia drodhëm në ndeshjen me Anglinë dhe trajneri Edi Reja e katapultoi në tribunë. Tani që Kombëtarja ka nevojë që Broja të luajë para finaleve të Europianit, janë anglezët që e dërgojnë në ..tribunë!
Sfidanti.al